Liqeni i Komanit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe u krijua në vitin 1985 pas ndërtimit të digës së Komanit.Është i njohur për kanionet e thella dhe udhëtimet me traget, të cilat konsiderohen ndër më spektakolaret në Europë.Zona e liqenit ka florë dhe faunë të pasur dhe është pjesë e sistemit hidroenergjetik të Drinit.