Liqenet e Prespës

Liqenet e Prespës përbëjnë një pasuri të rrallë natyrore në Ballkan dhe ndahen midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Sistemi përbëhet nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, ku kjo e fundit shtrihet pjesërisht në territorin shqiptar dhe është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan, me një lartësi prej 853 metrash.Liqeni është habitat i një faune dhe flore të pasur, ku gjenden shumë specie të rralla dhe endemike.

Ai njihet për kolonitë e rëndësishme të pelikanit dalmat dhe pelikanit të bardhë. Liqenet e Ohrit dhe Prespës datojnë që prej 2–4 milionë vitesh , duke strehuar specie unike si korani dhe belushka.Në zonë ndodhet edhe kisha e Shën Mërisë së Prespës, një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor. Mbishkrimet e saj më të hershme datojnë nga viti 1345.

Facebook
LinkedIn
Email
X