Ujëvara e Selckës është një thesar i jashtëzakonshëm natyror në bashkinë e Dropullit, në jug të Shqipërisë. Ujëvara, me një lartësi rreth 40 metra ofron një pamje spektakolare. Rreth saj shtrihet një ekosistem i pasur, me florë dhe faunë të larmishme, ku mund të shihen lloje të ndryshme bimësh, kafshësh dhe shpendë migratorë.
Ky është destinacioni ideal për eksploruesit e bukurive natyrore, sidomos nëstinët e pranverës dhe verës. Vizita në Ujëvarën e Selckës ofron një përvojë të veçantë dhe një mundësi në mbështetje të ruajtjes së biodiversitetit dhe promovimit të turizmit të qëndrueshëm.