Kanioni i Osumit ndodhet pranë qytetit të Çorovodës dhe është një nga monumentet më spektakolare natyrore të Shqipërisë. Ai përbëhet nga një gërvishtje e thellë shkëmbore e krijuar nga rrjedha e lumit Osum, me gjatësi mbi 26 km dhe lartësi që arrin deri në 80 metra.
Kanioni është i pasur me shpella, ujëvara dhe forma gjeologjike unike. Ai është shpallur Monument Natyror për vlerat e tij gjeomorfologjike, shkencore dhe estetike, si dhe është një destinacion i njohur për rafting dhe ecje në natyrë.