Tejs

Fshat turistik Tejs (i përfshirë në programin e 100 fshatrave turistikë). Është pjesë e Njësisë Administrative Kala e Dodës dhe shtrihet rrëzë malit më të lartë të vendit, Korabit, në një lartësi prej rreth 1500 m mbi nivelin e detit. Fshati është pjesë e një prej shtigjeve hiking më të gjatë e të rëndësishëm përgjatë vargmalit Deshat- Korab, i cili fillon nga Maqellara e në dalje të Kalasë së Dodës.

Një shteg tjetër turistik që lidhet me shtegun kryesor vjen nga qyteti i Peshkopisë dhe përshkon fshatin. Shtegu i sapopërmendur është i frekuentuar nga motoçiklistë, e rally me makina. Gjatë dimrit fshati qëndron i mbuluar me dëborë për javë me radhë, gjë e cila bën të mundur përdorimin e shpateve për skijim.

Në këtë fshat ka bujtina dhe restorant dhe iniciativa për të përshtatur shtëpi pritëse. 2 orë ecje nga fshati ndodhet maja e Korabit, më e larta në Ballkan. Fshatika shtëpi të ndërtuara me gurë dhe të mbuluara me rasa. Lidhet me rrugën kombëtare Peshkopi-Tiranë  dhe  me Bjeshkët  e  Tetovës  dhe Prizrenit në zonën ku ndajmë korridore  të  përbashkëta.

Është një vend në lartësitë e Korabit me vlera të mëdha natyrore dhe klimaterike e lakmuar nga vizitorët dhe turistët e huaj në të katër stinët. Ka bimë mjekësore si aguliçja, qershia e egër, sherbela, mëllaga e zezë. Njihet për bukuri natyrore dhe shumë kafshë të egra në brendësi të pyjeve përreth.

Facebook
LinkedIn
Email
X