Drini i Zi

Drini i Zi buron nga burimi I Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon përmes Liqenit të Ohrit në formën e gjarprit deri në qytetin e Strugës, të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës se Madhe në një zonë malore.

Shënon një pjesë të kufirit Republika e Maqedonisë – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Republikës së Shqipërisë në territorin e Bashkisë Dibër, duke u cilësuar si aorta e trojeve shqiptare.

Gjatë rrjedhës së tij shoqërohet me bukuri natyrore që janë burim eksplorimi të kanioneve të Gradecit, duke qenë kufi i Njësive Administrative: Maqellarë, Melan, Luzni, Muhurr, Arras, Tomin, Kastriot, Zall-Dardhë, Sllovë. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë, duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km. I përshtatshëm për rafting, peshkim dhe plazh gjatë muajve të verës. Çdo 1 korrik organizohet “Festa e Drinit”.

Facebook
LinkedIn
Email
X