Burimet e Bellovës ndodhen në afërsi të fshatit Bellovë, në lartësinë 620 metër mbi nivelin e detit. Ato përbëjnë disa burime karstike, që dalin në kontaktin litologjik midis gjipseve të permianit të sipërm-triasik i poshtëm dhe rreshpeve paleozoike. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë, ku krijojnë një mjedis shumë tërheqës.