Kroi i Mbretit ndodhet në afërsi të fshatit Ceren, në Njësinë Administrative, Kala e Dodës, lartësia 1200 metër mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve. Uji i tij është i pastër e i ftohtë dhe krijon një mjedis shumë tërheqës. Shihet e nevojshme restaurimi i plotë i tij, pasi aktualisht është vetëm një burim i thjeshtë uji dhe nuk ka çezmë. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi-Kala e Dodës.