Liqeni i Zi, Lurë

Liqeni i Zi, ndodhet në lartësinë mbi 16030m mbi nivelin e detit të Malit të Kurorës së Lurës i vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor me sipërfaqe rreth 3 ha. Dallohet për thellësinë më të madhe se të liqeneve të tjerë akullnajorë të Lurës. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Liqeni është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpine.

Facebook
LinkedIn
Email
X