Liqeni i Luleve, me sipërfaqe rreth 45 ha, gjendet në cirk akullnajor në Parkun Kombëtar të Lurës, 1600 m mbi nivelin e detit.Ky liqen akullnajor dallon për zambakët e bardhë me bukuri të rrallë që çelin në qershor. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi–Fushë Lurë.