Burimi termomineral i llixhave të Peshkopisë

Llixhat e Peshkopisë Gjënden në lindje të qytetit të Peshkopisë, në luginën e Shërimit. Ujërat termale ndodhen rreth 1.5 kilometër larg qytetit të Peshkopisë, në pjesën lindore të tij. Temperatura e tyre luhatet 35ºC-43.5ºC dhe me prurje 14 litër në sekondë që burojnë nga gjipset e Korabit. Ujërat përmbajnë 600 mg/l H2S dhe 3800-4500 mg/l lëndë minerale. Këto burime paraqesin mjaft vlera kuruese duke u rekomanduar për një numër të konsiderueshëm sëmundjesh si ato të reumatizmës, artritet, poliartritet, lëkurës, aparatit tretës, 13 gjenetike etj.

Facebook
LinkedIn
Email
X