Bjeshka e Zonjave në Zimur ndodhet në masivin e malit të Korabit, në lartësinë 1700-2200 metër mbi nivelin e detit. Kjo bjeshke përbën një shpatullim të madh akullnajor të formuar në rreshpe me gjatësi 1000 metër, gjerësi deri në 200-300 metër dhe formë të një katërkëndëshi të çrregullt. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi-Sllatinë.