Shpella e Rusit (Grykë Nokë)

Shpella e Rusit është shpellë karstike e formuar në gëlqerorët e triasikut të sipërm-jurasikut të poshtëm, në lartësinë 710 metër mbi nivelin e detit. Gjatësia e saj është 10-15 metër ndërsa gjerësia dhe lartësia 2 metër. “Në shpellën e Rusit, përveç stalaktiteve, stalakmiteve speleologët kanë gjetur edhe xhevahire.

Në ekspeditën e fundit, organizuar ne 2018, ata kanë arritur në 200 metra dhe përsëri fundin e shpellës nuk e panë”, thekson AKZM. Shpella ndodhet në afërsi të fshatit Grykë Nokë në NJA Arras. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi-Grykë Nokë dhe rruga këmbësore që të çon tek shpella.

Facebook
LinkedIn
Email
X