Pasqyrat e Gramës ndodhen në malin e Gramës në lartësinë 1900 metër mbi nivelin e detit, gjatësi deri në 500 metër dhe gjerësi deri në 200 metër. Ato përbëjnë një gur të madh me përbërje gjipsore të llojit selenit, prej të cilit ka marrë edhe emrin “pasqyrat”. Vizitohen sipas rrugës Peshkopi-Sllatinë-Gramës, por edhe sipas aksit Peshkopi- Zimur dhe rruga këmbësore për në Gramë.