Shpella e Gurit të kuq ndodhet në Njësinë Administrative Muhurr. Shpella është karstike e formuar në gëlqerorët e triasikut të sipërm, në lartësinë 500 metër mbi nivelin e detit. Gjatësia e saj është 400 metër, gjerësia deri në 2-3 metër dhe lartësia 4 metër. Mund të soditet gjatë rrugës Peshkopi-Muhurr dhe rruga këmbësore që të çon tek shpella.