Karsti i Malit te Bardhë

Mali i Bardhë është i vendosur në lartësinë 1600-1966 metër mbi nivelin e detit. Zhvillimi i karstit i ka dhënë mundësi krijimit të formave karstike si puse, hinka dhe brazda, veçanërisht në shpatin perëndimor të tij. Mali i Bardhë është i përbërë kryesisht nga gipset, ngjyra e të cilave i ka dhënë edhe emrin këtij mali. Kupola gjigante e bardhë e shkëmbinjve evaporitikë dallohet për formën izometrike në plan, përmasa kolosale dhe bardhësi estetike. Mali i Bardhë është i gjatë rreth 1200 metër dhe i gjerë deri në 230 metër. Vizitohet kur ndjek rrugën Peshkopi- Sllatinë-Gramë.

Facebook
LinkedIn
Email
X