Kulla e Dine Hoxhës është shpallur monument kulture me datë 17 maj 2010 nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Kjo kullë trekatëshe është ndërtuar në vitin 1929 me gurë, llaç dhe breza druri.
Qoshet e mureve të kullës janë ndërtuar me gurë të punuar, ndërsa çatia është mbuluar me tjegulla vendi. Ndodhet në NJA Muhurr dhe përgjithësisht objekti paraqitet në gjendje të mirë.