Banesa e Selman Tolles

Kulla e Selman Tolles ndodhet në qendër të fshatit Fushë Lurë dhe i përket shek. XVIII. Kjo kullë ka vlera të mëdha arkitekturore. Kulla e Selman Tolles është e ndërtuar me teknikën vendase të kohës, me gurë dhe llaç gëlqeror. Në cepat e mureve si dhe përreth derës dhe dritareve janë vendosur gurë në forma katrore, që i japin një pamje mjaft të bukur objektit.

Facebook
LinkedIn
Email
X