Kisha e Shën Dhimitrit

Kisha e Shën Dhimitrit është shpallur monument kulture me datë 25 shtator 2007 nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kjo kishë është ndërtuar nga muratorë vendas në vitin 1892, me gurë e llaç gëlqereje dhe ka arkitekturë bizantine. Çatia e saj ka konstrukt druri të mbuluar me rrasa guri ndërsa tavani është i zbukuruar me afreske. Kisha e Shën Dhimitrit ka një planimetri të thjeshtë katërkëndore.

Përreth saj janë varret e vjetra të banorëve të krishterë banorë të zonës. Çatia është rikonstruktuar në vitin 2007 dhe është në gjendje të mirë. Muret perimetrale të kishës nuk paraqesin çarje apo inklinime. Ndodhet në fshatin Kërçisht dhe vizitohet sipas rrugës Peshkopi-Maqellarë-Kërçisht.

Facebook
LinkedIn
Email
X