Qyteti Skënderbeut (Kalaja e Stelushit)

Gjendet në një kreshtë shkëmbore me lartësi mbi 1000 metër afër fshatit Qafë Murrë, në krahun e djathtë të përroit të Varoshit dhe të kanionit të tij, që shërben edhe si kufi midis Dibrës e Matit. Kalaja ka një pozicion strategjik dhe kontrollon plotësisht rrugën e Qafë Murrës që lidh pellgun e Peshkopisë me atë të Matit dhe viset bregdetare.

Kalaja ruan tri radhë muresh rrethuese të ndërtuar me opus incertum të periudhës së vonë antike dhe asaj mesjetare. Gjithashtu, ruan edhe gjurmë të fortifikimit prehistorik në anën lindore të tarracës së parë të Varoshit, që shtrihet në jug të kalasë, në një sipërfaqe 2 hektarë. Nndodhet në territorin e NJësisë Administrative Selishtë.

Facebook
LinkedIn
Email
X