Kalaja e Lashkizës

Kalaja e Lashkizës është shpallur monument kulture me datë 8 janar1977 nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Në veri të fshatit Lashkizë, në lartësinë rreth 1200 metër mbi nivelin e detit, ndodhen rrënojat e kësaj kalaje në një kodër shkëmbore pa mbrojtje natyrore. Kodra ku është vendosur kalaja kontrollon rrugët që lidhin krahinën e Dardhës me Lurën, Reçin dhe Çidhnën.

Në majën e sheshtë të kodrës shkëmbore duken konturet e murit rrethues të një kalaje. Muri rrethues formon një drejtkëndësh të rregullt, me përmasa 29.5×20 metër. Muri është i rrafshuar dhe vetëm në anën lindore ku është zbuluar faqja e brendshme e tij, deri në lartësinë 0.8 metër, ka gjerësinë 1.5 metër.

Ndërtimi është bërë me gurë mesatarë e të vegjël, të lidhur me gëlqere të bardhë të cilësisë së dobët. Në katër skajet e murit duken grumbuj gurësh, që duket se janë të kullave mbrojtëse në formë rrethore me diametër 2 metër. Brenda murit rrethues në çdo skaj, duket një banesë me përmasa 4×3.5 metër. Këto banesa duhet të kenë shërbyer për bujtina të ushtarëveqë ruanin kalanë. Me botimin e dokumenteve osmane të shek. XVI-XVII del se kalaja e Lashkizës u ndërtua në vitin 1565, për të vënë në kontroll shtypjen e kryengritjeve që shpërthyen në sanxhakun e Ohrit dhe veçanërisht në fshatrat e Lurës, Çidhnës, Reçit e Dardhës. Për këto arsye urdhërohet ndërtimi i kësaj kalaje.

Kalaja e Lashkizës ndodhet në territorin e NJA Zall Dardhë.Gradishta e Begjunecit është shpallur monument kulture me datë 8 janar 1977nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Ky objekt arkeologjik ndodhet në rrethinën juglindore të qytetit të Peshkopisë, në një kodër shkëmbore me lartësi 698 metër mbi nivelin e detit, midis fshatit Begjunec në jug dhe përroit të Banjës në veri. Kodra ku gjendet gradishta ka një pozitë mjaft strategjike dhe dominante mbi zonën përreth.

Sipërfaqja e saj me prerje eliptike dhe orientim lindje-perëndim, bie mbi shpate të pjerrëta e shkëmbore nga jugu dhe nga veriu. Nga sipërfaqja e gradishtës realizohej kontrolli i plotë vizual i të gjithë pellgut të Peshkopisë. Sipërfaqja me diametër lindje- perëndim 250 metër dhe atë veri-jug arrin në mbi 1.2 hektarë.

Sipas gërmimeve të para me karakter sondazhi të kryera këtu, rezulton se është e banuar në tri periudha të ndryshme, të lidhura përkatësisht me periudhën e vonë të bronzit dhe atë të hershme të hekurit, me periudhën e vonë antike si dhe me atë mesjetare. Në anën jugore, linja e murit rrethues mund të kapet deri në 210 metër gjatësi, kurse në anën veriore, muri ndjek konfiguracionin dhe është e vështirë të kapet lloji i murit, vetëm duket se ndjek kurrizin shkëmbor tepër të thepisur, me mbrojtje të fuqishme natyrore.

Facebook
LinkedIn
Email
X