Muzeu Etnografik e Historik i Peshkopisë

Ndodhet ne bulevardin “Elez Isufi ” në qendër të qytetit. Ndërtesë tradicionale me arkitekturë tipike, ku janë ekspozuar rreth 2.000 objekte të shfaqura për vizitorët. Ndahet në tre pavione: i arkeologjisë, i historisë dhe i etnografisë, që pasqyrojnë gjithë historinë dhe kulturën shpirtërore të Dibrës nga neoliti i hershem deri në ditët tona. Sendet përfshijnë një larmi kostumesh popullore, qilima e tapete, armë të ndryshme që nga periudha ilire, monedha si dhe galerinë e arteve të autorëve dibranë etj.

Facebook
LinkedIn
Email
X