Traditional GuestHouse Përmet është një bujtinë tradicionale që ofron mikpritje autentike shqiptare në një ambient të ngrohtë dhe relaksues. E vendosur në fshatin Bual, mbi luginën e lumit Vjosa, ajo ofron pamje të bukura natyrore dhe qetësi larg zhurmës së qytetit.
Shtëpia e vjetër rreth 120 vjeçare ruan stilin tradicional të arkitekturës karakteristike tradicionale.Bujtina është një pikënisje ideale për të eksploruar Përmetin dhe zonat përreth: kanionin e Langaricës, burimet termale të Bënjës, fshatrat tradicionale dhe aktivitetet në natyrë si hiking apo rafting në Vjosë.