Bazilika paleokristiane e njohur si bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 nga Bashkia Elbasan. Ajo i përket fundit të shek. V, fillimi i shek. VI. Bazilika është e pasur me elementë arkitektonikë dhe në vepra arti ku spikasin pikturat murale dhe mozaikët e dyshemeve. Në njërin nga panalet ndodhet skena e eukaristisë me dy figura njerëzore. Materiali i pasur skulpturor prej mermeri dhe guri gëlqeror tregon rëndësinë e Skampis-it (Elbasan) si importues dhe ekzistencën e mjeshtrave gurgdhënës në qytet.