Biblioteka “Vexhi Buharaja”

Biblioteka “Vexhi Buharaja” është ndërtuar në vitin 1973 në qendër të qytetit dhe mban emrin e dijetarit dhe poetit të shquar, Vexhi Buharaja. Ajo ruan një koleksion të madh me 12 229 tituj dhe 63 516 kopje, ku libri në gjuhën shqipe përbën një pjesë të konsiderueshme (2 716 tituj, 42 176 kopje), ndërkohë që fondet në gjuhë të huaja përfshijnë 9 200 tituj me 13 740 kopje. Biblioteka gjithashtu ofron një arkiv të pasur me periodikë — 193 tituj dhe 5 100 numra në shqip, dhe 120 tituj me 2 500 numra në gjuhë të huaja. Pas rikonstruksionit të vitit 2016, mjediset dhe arkivi u mobiluan dhe pajisën me sistem mbrojtës kundër zjarrit falë mbështetjes së TAP, gjë që bëri të mundur rihapjen dhe funksionimin e plotë të bibliotekës për publikun.

Facebook
LinkedIn
Email
X