Gradishta e Bellovës

Gradishta e Bellovës ndodhet në afërsi të fshatit Bellovë, në Njësinë Administrative Melan. Është shpallur monument kulture me datë 8 janar 1977 nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Gradishta ngrihet mbi një kreshtë shkëmbore me lartësi 1215 metër, në jug të fshatit Bellovë, në rrugën që kalon nga përroi i Peshkopisë për në qafën e Skërtecit. Kreshta përfaqëson një masiv formacionesh gëlqerore e depozitimesh gjipsore, me tri anë të pangjitshme.

Facebook
LinkedIn
Email
X