Kjo banjo ka funksionuar si çift – hamam (i përdorur për gratë edhe burrat) dhe është e vetmja e këtij lloji që ruhet deri në ditët e sotme në vendin tonë. Është ndërtim i shek. XVII. Në fillim hamami është përdorur vetëm për burrat (tek hamam), në një fazë të dytë janë ndërtuar dy ambiente anësore për gratë.