Kalaja e Danjës është një fortifikim mesjetar i vendosur mbi një kodër që dominon fushën e Zadrimës. Rrënojat e saj tregojnë arkitekturën dhe strategjinë ushtarake të kohës, duke qenë një pikë mbikëqyrjeje për kontrollin e territorit. Vizitorët mund të shohin muret e trashë dhe mbetjet e kullave, ndërsa pamja mbi zonën përreth ofron një perspektivë historike dhe panoramike të rajonit. Kalaja është shpallur Monument Kulture në mars të vitit 1948 dhe i përket periudhës mesjetare si pjesë e një sistemi fortifikimi të luginës së Shkodrës dhe luginës se Drinit.