Kalaja e Peqinit

Kalaja e Peqinit është një nga monumentet më të rëndësishme historike të qytetit, me origjinë që lidhet me periudhën romake dhe me rrugën antike Via Egnatia. Ajo është ndërtuar mbi themele të lashta, ndërsa gjatë periudhës osmane u rindërtua dhe u zgjerua duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe ushtarake.

Kështjella ka patur dikur mure të larta mbrojtëse, ndërtesa të brendshme dhe tunele nën tokë që shërbenin si dalje emergjente në kohë rreziku. Edhe pse sot qëndrojnë vetëm pjesë të rindërtuara dhe gjurmë të strukturës së vjetër, Kalaja mbetet simbol i identitetit historik të Peqinit dhe një pikë e rëndësishme për turistët që duan të zbulojnë të kaluarën e rajonit.

Facebook
LinkedIn
Email
X