Kisha e Shën Gjergjit, ndodhet në juglindje të Kalasë së Beratit dhe ruan pak nga ndërtimi original i shekullit XVIII, pasi pjesa e sipërme u shkatërrua dhe u rikrijua në stil tradicional beratase gjatë viteve ’80 kur u përdor si rezidencë qeveritare. Në katin përdhes ende duken muret autentike të ndërtuara me breza tulle dhe gur, të mbështetura në kujdes teknik dhe historic. Një fotografi bardh e zi nga agjencia LUCE në vitet ’40, tregon kishën si një tip-manastir me mure guri dhe një hyrje perëndimore, duke dëshmuar planimetrinë e saj drejtkëndëshe dhe portikun me kolonadë. Një element i veçantë arkitektonik ishte kambanoreja me dy vendosje për kambana në perëndim të objektit, që tregon një ndërthurje të veçantë mes formës dhe funksionit