Në veriperëndim të Elbasanit, në fshatin Shijon ndodhet kisha e Shën Gjon Vladimirit. Manastiri ortodoks është një ndërtim i shek. XIV (1381) e ndërtuar nga princi katolik Karl Topia. Çdo vit më datë 4 qershor festohet shenjti duke përkujtuar vdekjen e tij (4 qershor 1016). Manastiri shërben si vend pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë.

