Kisha e Shën Sotirit

Kisha e Shën Sotirit shpallet monument kulture me datë 30 maj 1970 nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Kjo kishë ndodhet në fshatin Kërçisht, Njësinë Administrative Maqellarë. Muret e saj janë të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Në këto mure ruhen afreske me përmasa 7×3.2 metër.

Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1270. Nga ana strukturore Kisha paraqet një zgjidhje të thjeshtë. Çatia e Kishës është me dy faqe me konstruksion druri dhe është mbuluar me rrasa guri. Pjesa lindore përmban ambientin e altarit. Kisha vizitohet duke ndjekur rrugën Peshkopi-Maqellarë-Kërçisht.

Facebook
LinkedIn
Email
X