Kjo kishë është në fshatin Kallmet dhe është afërsisht 12 km nga qyteti Lezhës. Vendndodhja e saj në lartësi të ofron të shijosh pamjet e fushës së Drinit, kodrinat përreth dhe pyllin e Shën Mërisë. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1343. Ajo është ndërtuar rrëzë një shkëmbi dhe brenda saj është gdhendur në faqen e shkëmbit imazhi i Shën Eufemisë. Brenda saj ka një gurrë e cila shihet nga besimtarët katolik si ujë pastrues dhe bekues.