Maja e Murgës ndodhet vetëm 12 kilometra larg Pukës dhe është një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të shijojnë panoramën. Nga kjo majë mund të soditësh një pamje fantastike të Liqenit të Komanit dhe të gjithë zonës përreth. Ngjitja deri aty nuk është e vështirë dhe për këtë arsye frekuentohet edhe nga vizitorë që nuk kanë shumë eksperiencë në alpinizëm. Është një vend ku fotografitë dalin mbresëlënëse dhe ajri i pastër të bën të ndihesh i çliruar.