Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut ndodhet në vendin ku më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe u formua “Besëlidhja e Lezhës” nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ky vend historik është ngritur mbi rrënojat e kishës së Shën Nikollës, ku u varros edhe vetë heroi ynë kombëtar pas vdekjes më 17 janar 1468. Në vitin 1981, kjo kishë u shndërrua në Memorialin e Vendvarrimit të Skënderbeut, duke u kthyer në një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kombëtare të Shqipërisë.

Facebook
LinkedIn
Email
X