Ura Vajgurore (tani Dimal) është gjallëruar së tepërmi falë muraleve që zbukurojnë qytetin dhe i japin një frymë urbane të re. Gjatë verës, artisti indonezian WD (Wild Drawing), me kurimin e Helidon Halitit dhe mbështetjen e bashkisë, realizoi disa vepra muralësh që tërheqin vëmendjen për bukurinë vizuale dhe përçimin e emocioneve. Një prej tyre, “Flirtimi”, është përzgjedhur ndër 10 më të mirat në botë nga revista “Wild Walls” për përdorimin kreativ të hapësirës. Përveç muraleve, qyteti mund të krenojë edhe me skulpturën simbol “Djaloshi i Dimalit”, që lidhet me antikitetet e Dimalit dhe trashëgiminë ilire.