Muzeu Etnografik është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak që i takon shek. XVIII (1792). Elbasanasit e njohin si shtëpia e Sejdinëve. Nga të paktat ndërtesa tipike të asaj periudhe me arkitekturën karakteristike që i ka rezistuar kohës. Pas restaurimit të vitit 1986, kjo godinë shërben si Muze Etnografik. Muzeu ka rreth 500 objekte origjinale të ekspozuara.