Muzeu i Kongresit të Lushnjës ndodhet në zemër të qytetit dhe është një nga monumentet më të rëndësishme historike në Shqipëri. Ky muze është vendosur në shtëpinë ku më 21–31 janar 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjës, një ngjarje kyçe që vendosi themelet e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore.Shtëpia ruan arkitekturën e vjetër qytetare dhe përmban dokumente origjinale, fotografi historike dhe objekte që lidhen me delegatët dhe zhvillimet e asaj kohe. E vizituar nga historianë, dhe turistë, muzeu ofron një përvojë edukative dhe historike që ndriçon një nga momentet më vendimtare në historinë e shtetformimit shqiptar.