Parku Kombetar i Theth

Thethi është një fshat alpin i mbrojtur si Qendër Historike, i vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Thethit në Alpet Shqiptare. Ai është i rrethuar nga majat më të larta të Shqipërisë, përfshirë Jezercën (2,694 m), dhe përshkohet nga lumi i kristaltë i Thethit me burime dhe ujëvara si Grunasi e Gjeçaj. Një ndër fshatrat më të vizituar në Alpet Shqiptare, me monumente natyrore si Ujëvara e Grunasit dhe Kulla e ngujimit. Klima e freskët malore dhe natyra e paprekur ofrojnë qetësi, aventura dhe biodiversitet unik.

Facebook
LinkedIn
Email
X