Piramida e Tiranës është një nga ndërtesat më të veçanta dhe simbolike të kryeqytetit, e njohur për arkitekturën e saj moderne dhe historinë e pazakontë. E ndërtuar në vitin 1988 piramida ka kaluar nëpër faza të ndryshme shfrytëzimi duke reflektuar transformimet politike, kulturore dhe urbane të vendit.
Pas një procesi të gjerë rindërtimi dhe rikonstruksioni, Piramida është shndërruar sot në një qendër bashkëkohore kulturore dhe teknologjike, të orientuar drejt inovacionit dhe aktiviteteve edukative për të rinjtë. Hapësirat e saj të hapura, instalacionet moderne dhe dizajni i ri arkitektonik e bëjnë një pikë tërheqëse për vizitorët që duan të njohin zhvillimet urbane dhe kreativet e Tiranës.
E vendosur në zemër të qytetit, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Piramida ofron një perspektivë unike mbi kontrastin mes së kaluarës dhe së ardhmes, duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm për kulturën dhe turizmin urban