E themeluar në 2007, Galeria “Zeta” është një organizatë jo-fitimprurëse që promovon artin bashkëkohor në Shqipëri. Ajo bashkëpunon me artistë, kuratorë dhe profesionistë të artit për të krijuar një skenë aktive artistike përmes ekspozitave dhe projekteve vendore e ndërkombëtare.
Hapësira e galerisë është 150 m² dhe ajo organizon rregullisht ekspozita të artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Orari: E hënë – e premte 11:00-18:00, e shtunë 11:00-14:00, e dielë e mbyllur.