Rrafshi i Korabit ndodhet afër fshatit Radomirë,1900 m mbi nivelin e detit. Perbën një cirk të madh kompleks akullnajor të formuar në rreshpe. Është i gjatë 1000 metra, dhe i gjerë deri në 200 m. Ka formën e një amfiteatri gjigant, me fund të sheshtë dhe shpate të thepisura. Në rrafshina ka kullota të pasura alpine, të cilat në stinën e verës përdoren nga blegtoria e fshatrave në shpatin perëndimor të malit të Korabit. Vizitohet me vështirësi duhen ndjekur rrugët rurale e më pas ato këmbësore nga qyteti i Peshkopisë drejt majës së Korabit (2764 m).