Shpella e Akullit, Bulaç ,ndodhet në afërsi të fshatit Muhurr,1000 metër mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërm – jura e poshtme. është eksploruar plotësisht. Pjesa e njohur është e gjatë 50 metra, e gjerë deri në 3 m dhe e lartë 2 m. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike e kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Muhurr-Selishtë.