Gendet përgjatë shëtitores “Haki Stërmilli”. Inaugurimi i monumentit është bërë me 9 qershor 2009, realizuar nga skulptori Sadik Spahija dhe financuar nga Zaim Korsi. I kushtohet Gjergj Kastriotit, Skënderbeu, Heroi ynë kombëtar (1405 -1468.
Në 1440 u emërua sanxhakbej në Dibër, kjo e fundit një ndër tre sanxhaqet e Shqipërisë së asaj periudhe. Në qershor të 1444 udhëhoqi betejën e Torviollit të Dibrës së Poshtme. Përgjatë kësaj periudhe deri në gusht të 1466, ai udhëhoqi edhe 18 beteja të tjera të zhvilluara në Dibër.