Syri i Sheganit është një burim natyror në brigjet e Liqenit të Shkodrës, i njohur për ujin e tij kristaltë dhe jashtëzakonisht të ftohtë, edhe gjatë verës. Me formën karakteristike rrethore që ngjan me një sy, ai ofron një peizazh të qetë dhe të bukur natyror. I rrethuar nga gjelbërimi, Syri i Sheganit është tejet i përshtatshëm për kamping, duke e bërë një destinacion ideal për pushime në natyrë dhe relaksuese pranë ujit të freskët me një bidoversitet që e karakterizon liqenin e Shkodrës dhe brigjet e tij.