Ura e Kaurit

Ura e Kaurit është monument kulture që dëshmon pasuri dhe trashëgimi historike në fshatin Poshnjë, në Rrethin e Beratit. Ndërtuar rreth viteve 1396–1400 me material gur gëlqeror, tulla të vjetra, lesh dhie dhe bardhë veze, ura ka shërbyer dikur si një kryqëzim i rëndësishëm për karvanët tregëtarë që lidhin Beratin, Ura Vajgurore dhe zonat përreth. Me riparime në vitet 1973–75, ajo ruhet ende si një ndër strukturat më të vjetra dhe më domethënëse inxhinierike në zonë, duke tërhequr vizitorë që duan të eksplorojnë historinë dhe arkitekturën tradicionale.

Facebook
LinkedIn
Email
X