Është një nga faltoret më të hershme të Shqipërisë. Është ndërtuar në fund në vitin 1492 nga Sulltan Bajaziti II. Ajo përfaqëson tipin e foltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe hajat përpara. Salla e faltores ka një hapësirë 11.5×12.3 m. Mendohet të jetë ndërtuar mbi një kishë të vjetër apo sinagogë dhe këtë e dëshmon guri i pagëzimit, i cili gjendet në hyrje të xhamisë.