XHAMIA E VJETËR ështëmbi 100 vjeçare e tipit kadiri dhe ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit pranë përroit të Llixhave. Në mjediset e saj është hapur shkolla e parë shqipe në Peshkopi nga Haki Sharofi me 14 prill 1914. Sheh Besimi është një ndër klerikët me kontribute në kombëtare.
Më çështjen kombëtare. Më 1967 prishet minareja nga regjimi komunist dhe shndërrohet në Shtëpi Pionieri. Më 1990 rikthehet si objekt kulti. Në krah ndodhet Teqja, që është e vetmja në qytet dhe një ndër 7 teqet e Dibrës. XHAMIA E RE e Peshkopisë u ndërtua në vitin 2009 dhe ndodhet në qendër të qytetit. Ka dy minare në pjesën e brendshme. Mjediset e faljes përbëhen nga dy kate, ku mund të kryejnë shërbimet e tyre rreth 400 persona.