E vendosur në zemër të qytetit, Zona Këmbësore e Korçës është një ndër hapësirat më të gjalla dhe tërheqëse për të gjithë vizitorët dhe banorët. Me një rrugë të gjerë për këmbësorë të rrethuar nga muzeume. ndërtesa me arkitekturë të periudhës së Rilindjes dhe vila të restauruara, kjo pedonale pasqyron bukurinë historike dhe elegancën e qytetit.
Gjatë shëtitjes në këtë zonë, vizitorët mund të shijojnë kafenetë, restorantet, dhe baret, të cilat ofrojnë një shërbim miqësor dhe ushqim të shijshëm, si dhe dyqane me produkte artizanale. Pedonalja shpesh shërben si një pikë për mbledhje sociale dhe evente kulturore të qytetit.