Riviera Shqiptare është një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit bregdetar në vend, që shtrihet nga Vlora deri në Sarandë e Ksamil.
Kjo zonë e jashtëzakonshme kombinon bregdetin piktoresk të Jonit me peisazhe malore që zbresin butë drejt detit, duke krijuar plazhe të virgjëra, gjire të fshehura dhe fshatra me arkitekturë të veçantë mesdhetare.Udhëtimi përgjatë Rivierës, me pikënisje nga Qafa e Llogarasë, ofron pamje mahnitëse dhe një përvojë të pasur kulturore. Fshatra si Palasa, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Borsh dhe Lukovë mbeten dëshmi të identitetit autentik të bregdetit shqiptar, ku historia, tradita dhe mikpritja bashkohen në mënyrë harmonike.
Riviera është e njohur për ujërat e kristalta dhe peisazhet e paprekura që shtrihen nga gjiret shkëmborë deri te shpellat nënujore. Ndër perlat më të njohura natyrore përfshihen Gjiri i Gjipesë, Gjiri i Gramës, Kakomeja, Krorëza dhe plazhi i Akuariumit, destinacione të preferuara për adhuruesit e natyrës dhe sporteve ujore.